Ndërlidhjet

OKB: Afro një milion sirianë jetojnë nën rrethim


Stephen O'Brien, zyrtar i lartë i OKB-së për çështje humanitare
Stephen O'Brien, zyrtar i lartë i OKB-së për çështje humanitare

Një zyrtar i lartë i OKB-së për çështje humanitare ka deklaruar se numri i sirianëve që jetojnë nën rrethim është dyfishuar në vitin e fundit, duke arritur në 1 milion.

Stephen O'Brien i tha Këshillit të Sigurimit më 21 nëntor, se numri i të rrethuarve u shtua nga 486.700 në 974,080 njerëz.

O'Brien tha se rrethimet janë kryer kryesisht nga forcat qeveritare siriane ndaj civilëve.

"Civilët janë izoluar, bombarduar, iu është mohuar e drejta në përkujdesjen mjekësore dhe ndihmat humanitare me qëllim që të detyrohen për t’u nënshtruar ose për të ikur”, tha ai.

O'Brien e kritikoi ashpër qeverinë e presidentit Basha al-Assad për dështim në mbrojtjen e të gjithë sirianëve dhe se duke u thirrur në sovranitetin shtetëror “ka bombarduar qytetarët e vet”.

O'Brien sërish ka bërë thirrje për veprime të fuqishme të Këshillit të Sigurimit për të mbështetur rezolutat e tij që bëjnë thirrje për fund të sulmeve mbi civilët, për qasje humanitare dhe për heqjen e rrethimeve.

"Pa një mbështetje të secilit prej jush, vijat e kuqe do të kalohen gjithnjë; e drejta ndërkombëtare humanitare do të shkelet; krimet e luftës do të kryhen”, tha O’Brien.

XS
SM
MD
LG