Ndërlidhjet

Forcat irakiane dëbojnë IS-in nga tri lagje të Mosulit


Luftëtarët shiitë në afërsi të Mosulit
Luftëtarët shiitë në afërsi të Mosulit

Forcat irakiane kanë marrë nën kontroll tri lagje të tjera nga militantët Shteti Islamik në qytetin Mosul, i tha agjencisë së lajmeve AP, një komandant i trupave.

Haider Fadhil tha se trupat e tij kanë larguar militantët e IS nga lagjet Amn, Qahira dhe Apartmenti i Gjelbër dhe po e shtrijnë praninë e tyre në qarkun e populluar Zohour.

Lagjet ndodhen në sektorin lindor të Mosulit, në lindje të lumit Tigër, ku shumica e luftimeve janë zhvilluar, që prej nisjes së ofensivës së qeverisë për të rimarrë Mosulin, më 17 tetor.

Fushata për çlirimin e Mosulit, është operacioni më i madh në Irak që prej largimit të trupave amerikane në vitin 2011.

Ofensiva është kryer nga forcat qeveritare irakiane – së bashku me luftëtarët fisnorë sunni, luftëttarët Peshmerga dhe grupet e milicisë Shiite – si dhe janë përkrahur nga fushata ajrore e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja.

Grupi eksktremist IS mori zaptoi Mosulin, qytetin e dytë më të madh të Irakut, në verë të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG