Ndërlidhjet

Mbi 70 të vrarë nga një sulm vetëvrasës me bombë në Irak


Arkiv - Pamje nga një sulm i mëhershëm në Bagdad
Arkiv - Pamje nga një sulm i mëhershëm në Bagdad

Më shumë se 70 persona janë vrarë, përfshirë edhe pelegrinë iranianë, nga një sulm vetëvrasës me bombë në një pompë benzini rreth 100 kilometra në jug të Bagdadit, thanë zyrtarë irakianë.

“Të paktën 70 veta kanë vdekur, më pak se 10 veta janë irakianë, të tjerët janë iranianë”, tha Falah al-Radhi, kreu i komitetit të sigurisë të këshillit krahinor të Babylonit.

Bëhet e ditur se sulmuesi vetëvrasës me bombë e shpërtheu makinën e tij të mbushur me mjete shpërthyese në pompën e benzinës, që kishte edhe një restoran të vetin, e që u shfrytëzua nga pelegrinët iranianë në rrugën e kthimit nga pelegrinazhi në Arbaeen në qytetin e shenjtë Shiit, Qerbela.

Grupi ekstremist Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin.

XS
SM
MD
LG