Ndërlidhjet

OKB përgënjeshtron njoftimet për dorëheqjen e të dërguarit për Sirinë


I dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura
I dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura

Kombet e Bashkuara kanë mohuar njoftimet e mediave se i dërguari i posaçëm, Staffan de Mistura, ka dhënë dorëheqje.

"Njoftimet e mediave se i dërguari i posaçëm, de Mistura jep dorëheqje janë të pasakta. I dërguari i posaçëm mbetet plotësisht i angazhuar në misionin e tij”, thuhet në një kumtesë të OKB-së, të publikuar të enjten

Media arabe kanë raportuar më heret se de Mistura e ka njoftuar sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki moon se dëshiron që të largohet për shkaqe personale.

Diplomati 69 vjeçar, u emërua në detyrë në korrik të vitit 2014, I ngarkuar me një detyrë të vështirë të përpjekjes për të gjetur një zgjidhje paqesore për konfliktin në Siri, gjatë të cilit janë vrarë më shumë se 250 mijë njerëz.

De Mistura i tha rrjetit televiziv publik të Zvicrës muajin e klauar, se nuk kishte plane që të përfundonte punën, përkundër vështirësive të detyrës. (REL)

XS
SM
MD
LG