Ndërlidhjet

Kinë: Numri i të vrarëve nga shembja arriti në 74 vetë


Pamje pas rrëzimit të një platforme ndërtimore në Jianxi të Kinës
Pamje pas rrëzimit të një platforme ndërtimore në Jianxi të Kinës

Mediat shtetërore të Kinës raportojnë se numri i të vrarëve nga shkatërrimi i një platforme gjatë punëve ndërtimore në një central të energjisë në provincën lindore, Jiangxi, ka arritur në 74 vetë.

Agjencia shtetërore e lajmeve, Xinhua, ka raportuar sot se 68 prej 74 personave të vrarë në këtë incident të rëndë, janë identifikuar dhe se viktimat ishin të moshës ndërmjet 23 dhe 53 vjeç.

Raportohet se incidentet vdekjeprurëse industriale në Kinë janë pothuajse të zakonshme dhe shtetasit janë të zemëruar për shkak të mosrespektimit të standardeve të sigurisë.

XS
SM
MD
LG