Ndërlidhjet

Shah: Carlsen e barazoi rezultatin kundër Krajakinit


Magnus Carlsen (majtas) dhe Sergei Karjakin gjatë duleit të tyre për titullin e kampionit botëror në shah që po zhvillohet në Nju Jork

Magnus Carlsen (majtas) dhe Sergei Karjakin gjatë duleit të tyre për titullin e kampionit botëror në shah që po zhvillohet në Nju Jork

Kampioni botëror në shah, Magnus Carlsen, nga Norvegjia, mbrëmë vonë ka arritur fitore në lojën e 10 të duelit kundër sfiduesit, Sergei Karjakin, nga Rusia, dhe ia doli ta barazoj rezultatin në 5:5, në takimin i cili po zhvillohet në Qytetin e Nju Jorkut.

Kryemjeshtri rus, Sergei Karjakin, në lojën e tetë pat arritur fitore befasuese, kundër kampionit botëtor, Magnus Carlsen, i cili e ka rejtingun më të madh në historinë e shahut.

Takimi do të zgjatë gjithsej 12 lojë, ndërsa nëse rezultati mbetet i barabartë, atëherë do të zhvillohen katër lojë plotuesese në sistemin e shahut rapid.

Fondi i çmimit është 1.1 milionë dollarë dhe fituesit do t’i takojnë 60% të kësaj shume, ndërsa humbësi e merr pjesën e mbetur.

XS
SM
MD
LG