Ndërlidhjet

Siri: Nga një shpërthim është vrarë një ushtar amerikan


Pjesëtarë të ushtrisë amerikane
Pjesëtarë të ushtrisë amerikane

Një pjesëtar i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara ka vdekur pasi ishte plagosur nga një eksplodim në pjesën veriore të Sirisë, ka njoftuar mbrëmë Komanda qendrore amerikane.

Ky pjesëtar ishte plagosur nga eksplodimi në afërsi të vendit, Ayn Issa, ka thënë gjeneral-lejtënant, Stephen Townsend, komanand i koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që lufton kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Në kumtesën e Komandës qendrore të Shteteve të Bashkuara theksohet se informacione të mëtejshme do të publikohen “sipas nevojës”.

XS
SM
MD
LG