Ndërlidhjet

Dështojnë bisedimet për krizën në Ukrainë 


Ministrat e jashtëm që morën pjesë në bisedimet e Minskut
Ministrat e jashtëm që morën pjesë në bisedimet e Minskut

Bisedimet në kryeqytetin bellorus, Minsk për konfliktin e armatosur në lindje të Ukrainës kanë përfunduar pa ndonjë sukses. Në takim kanë marrë pjesë kryediplomatët e Rusisë, Ukrainës, Francës dhe Gjermanisë.

Bile ministri i jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier ka thënë pas takimit të sotëm se bisedimet kanë përfunduar ndërsa një marrëveshje është ende shumë larg. Pjesë e kësaj marrëveshjeje pritet të jetë edhe mbajtja e zgjedhjeve lokale në zonën e krizës.

Kryediplomati ukrainas e ka fajësuar Rusinë për bllokadën pasi nuk pranon të respektojë asnjë prej prioriteteve të arritura përgjatë bisedimeve.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se në takimin e 29 nëntorit nuk ka qenë e mundshme të vazhdohet me hapa të mëtutjeshëm, porse “puna do të vazhdojë.”

Lavrov e ka kundërshtuar ashpër dhënien e lejës për misione ushtarake të OSBE-së apo ndonjë organizate tjetër në zonën ku po ndodh konflikti.

XS
SM
MD
LG