Ndërlidhjet

Kosovë: Aktakuzë për pjesëmarrje në ushtrinë e huaj


Pallati i Drejtësisë në Prishtinë
Pallati i Drejtësisë në Prishtinë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.Gj., për shkak se ka kryer veprën penale, bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri gjatë viteve 2014 – 2015, duke jetuar në Gjermani, është bërë përkrahës i organizatës terroriste “ISIS”. Policia në Gjermani, me datë 18 prill të vitit 2015, e ka deportuar për në Kosovë, ku edhe më tutje i nxitur nga ideologjia e lartë cekur, më datë 11 dhjetor 2015, nga aeroporti i Prishtinës ka udhëtuar për në Turqi, duke u fshehur si anëtar i OJQ-së, “LIZA-R”, ashtu që është ndarë nga grupi dhe ka vazhduar për në Siri, duke iu bashkangjitur grupit të shqiptarëve të cilët luftojnë në radhët e organizatës “ISIS”, thuhet në një komunikatë për media lëshuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Më pas, Prokuroria bën të ditur se me rastin e kalimit ilegal të kufirit dhe hyrjes në Turqi nga Siria, i pandehuri A. Gj., është zënë nga autoritetet turke dhe është deportuar për në Kosovë.

XS
SM
MD
LG