Ndërlidhjet

SHBA: Dëbohen 35 diplomatë rusë, shpallen sanksione të reja


Barack Obama
Barack Obama

Shtetet e Bashkuara thonë se i dëbojnë 35 diplomatë të Rusisë, derisa i shpallën sanksionet e reja ekonomike dhe masat e tjera ndëshkuese, në përgjigje të sulmeve kibernetike ruse gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane.

Këto masa, të shpallura mbrëmë nga Shtëpia e Bardhë, gjërësisht janë paralajmëruar më herët. Këtë e bëri edhe presidenti amerikan, Barack Obama, në një intervistë më herët këtë muaj.

Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë theksohet se dy komplekse diplomatike ruse në Merilend dhe Nju Jork, që konsiderohet se ishin të përfshira në mbledhjen e informacioneve të inteligjencës, janë urdhëruar të mbyllen, ndërsa 35 diplomatë rusë, të identifikuar si operativistë të inteligjencës, do të dëbohen.

Pos kësaj, katër zyrtarë të lartë dhe entitete të ndërlidhura me agjencinë e inteligjencës ushtarake ruse, GRU, dhe agjencinë kryesore të sigurisë ruse, FSB, janë goditur me sanksione të reja financiare dhe të udhëtimit.

“Këto aksione nuk janë shuma totale e përgjigjes tonë ndaj aktiviteteve agresive ruse”, tha presidenti amerikan, Barack Obama, në deklaratën e tij, dhe ka shtuar se “ne do të vazhdojmë të ndërmarrim një seri të aksioneve në kohën dhe vendin e zgjedhjes sonë, disa prej të cilave nuk do të publikohen”.

XS
SM
MD
LG