Ndërlidhjet

Viti i Ri, 2017 arrin në zonat e largëta të Azisë


Ilustrim
Ilustrim

Pjesët më lindore të Rusisë, Zelandën e Re dhe disa shtete ishuj në Paqësor dhe Australi tashmë kanë kaluar në vitin 2017, duke e festuar ndrrimin e motmoteve me fishekzjarre dhe mënyra të tjera.

Si zakonisht, një shfaqje e jashtëzakonshme me perdorimin e mjeteve piroteknike është krijuar në mesnatë në Auckland të Zelandës së Re, sekondat e parë të vitit të ri.

Ndërkaq, presidenti rus, Vladimir Putin, në fjalimin e fundit për sivjet i ka thënë popullatës se viti 2017 është vit i sfidave për shtetin.

Mirëpo, Sidney i Australisë është zotuar se do e sjellë shfaqjen më të madhe të organizuar ndonjëherë me përdorimin e mbi 100 mijë fishekzjarreve. Shfaqja është organizuar në mënyrë të veçantë për të nderuar edhe këngëtarin dhe autorin e njohur amerikan, Prince i cili vdiq gjatë vitit 2016.

Ndërsa, masat e sigurisë janë shtuar sidmos në qytete që tashmë janë goditur nga sulmet terroriste në Evropë si Berlini në Gjermani dhe Nica në Francë.

Në SHBA, rreth 300 mijë njerëz pritet të mblidhen në Las Vegas për të festuar Vitin e Ri, ndërsa aty pritet të përformojnë shumë artistë të muzikës Pop dhe Rep.

Ky koncert raportohet se po e sfidon seriozisht festën që organizohet në Sheshin Times të qytetit të New Yorkut, që rregullisht konsiderohet si ngjarja më e bukur për këtë festë në SHBA dhe botë.

XS
SM
MD
LG