Ndërlidhjet

Izrael: Një ushtar dënohet për vrasjen kundërthënëse të palestinezit


Ushtari Elor Azaria sot në një gjykatë në Tel Aviv
Ushtari Elor Azaria sot në një gjykatë në Tel Aviv

Një gjykatë në Izrael e ka dënuar ushtarin, Erol Azaria, për vrasje, pasi ai ishte filmuar duke shtënë për vdekje kundër një sulmuesi të plagosur palestinez.

Ushtari Azaria e qëlloi me plumb në kokë palestinezin, Abdul Fatah al-Sharif, derisa ai ishte i çarmatosur dhe ishte i shtrirë i palëvizshëm në rrugë.

Incidenti ka ndodhur në Hebron, në Bregun Perëndimor, në mars të vitit 2016, pasi një ushtar tjetër ishte therrë me thikë.

Sot, duke e paraqitur vendimin, një panel prej tre gjyqtarëve ushtarakë, e ka hedhur poshtë mbrojtjen e të akuzuarit Azaria, se e kishte qëlluar Sharifin, pasi ai kishte vazhduar të jetë kërcënim.

Azaria i tha gjykatës se besonte se palestinezi ka mundur ta kishte një jelek me materje eksploduese.

Ekipi i mbrojtësve të tij tha se kundër vendimit do të ushtrohet ankesë.

Ushtari Azaria mund të ballafaqohet me dënim prej 20 vitesh burg.

Ministri i mbrojtjes i Izraelit, Avigdor Lieberman, tha se nuk pajtohet me vendimin e gjykatës, por ka kërkuar nga opinioni që ta respektoj këtë vendim.

Ka pasur tubime në mbështetje të ushtarit Azaria, ndërsa disa politikanë të nivelit të lartë e kanë përkrahur atë.

XS
SM
MD
LG