Ndërlidhjet

Bagdad: Sulmi me veturë-bombë vret së paku 6 veta 


Vendi ku ka ndodhur sulmi në Bagdad
Vendi ku ka ndodhur sulmi në Bagdad

Një veturë-bombë që ka shpërthyer në lagjen kryesisht Shiite të kryeqytetit irakian ka vrarë së paku gjashtë njerëz, njoftojnë zyrtarët.

Policia thotë se vetura e mbushur me mjete shpërthyese ishte parkuar afër një xhamie në periferinë lindore të Bagdadit pak para se të eksplodonte.

Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë grupi, Shteti Islamik në lagjen Al Obaidi.

Sulmet në Bagdad gjatë javës së fundi, disa prej të cilave janë kryer nga grupi ekstremist, Shteti Islamik, kanë vrarë dhjetëra njerëz.

Sulmet kanë ndodhur derisa forcat e sigurisë së Irakut, të përkrahura nga sulmet ajrore amerikane dhe luftëtarë të ndryshëm, janë duke bërë përpjekje që të rimarrin kontrollin nga IS-i në qytetin verior, Mosul.

XS
SM
MD
LG