Ndërlidhjet

Serbia deponon akuza shtesë ndaj Haradinajt – nuk pret ekstradimin e tij

Ramush Haradinaj
Ramush Haradinaj

Prokuroria për Krime të Luftës në Serbi ka njoftuar se ka mbledhur prova shtesë në funksion të plotësimit të akuzave ndaj liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili të mërkurën është ndaluar në Aeroportin e Baselit nga policia franceze.

Ndalimi i tij, është bërë mbi bazën e një fletë-arrestimi të lëshuar nga Serbia përmes INTERPOL-it, në vitin 2004.

Kreu i prokurorisë serbe për krime lufte, Milan Petroviq u ka thënë medieve në Beograd se i kënaqur me faktin që fletë-arrestimet e lëshuara nga Serbia po zbatohen në vendet e Bashkimit Evropian.

Por, ai është shprehur skeptik se kërkesa e Beogradit për ekstradimin e Haradinajt në Serbi, do të mund të zbatohet sipas procedurave të shpejta. 

 “Serbia nuk mund të bëj këtu asgjë, ngase procesi i ekstradimit të shpejtë varet nga personi që është arrestuar. Pra, ekstradimi i shpejtë mund të bëhet vetëm me pëlqimin e tij, në të kundërtën, kjo zgjatë mjaftë kohë”, ka thënë Petroviq.

Haradinaj ishte komandant i lartë i ish-UCK-së dhe pas luftës themelues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, një parti parlamentare të cilën ai e udhëheq edhe sot.

XS
SM
MD
LG