Ndërlidhjet

Qeveria e Kosovës i refuzon Nikoliqit kërkesën për vizitë në Kosovë


Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq

Qeveria e Kosovës i ka refuzuar kërkesën për hyrje në Kosovë presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq dhe të gjithë zyrtarëve të tjerë të Serbisë që do të shoqëronin atë në vizitë në Kosovë.

Këshilltari i Ministrit të Jashtëm, Bashmir Xhemaj i ka konfirmuar Radios Evropa e Lirë vendimin e qeverisë së Kosovës për refuzim të kërkesës së Presidentit Nikoliq.

Në një kumtesë të saj, ndërkohë, Ministria e Jashtme e Kosovës thotë se refuzimi I kërkesës për Nikoliqin vie pas “mosdeponimit në kohë të kërkesës”.

“Refuzimi vjen pas vonesës për të deponuar me kohë kërkesën për vizitë në Kosovë ashtu siç parashihet me marrëveshjen për lejimin e vizitave të zyrtarëve të lartë ndërmjet dy shteteve.

Qeveria e Kosovës konsideron se sjelljet e fundit të Serbisë dhe deklaratat e njëpasnjëshme janë kundër frymës së bashkëpunimit ndërshtetëror dhe të arriturave të dialogut për të ndërtuar ura të shëndosha bashkëpunimi në mes dy shteteve dhe popujve.

Po ashtu, ato janë kundër interesit të qytetarëve serbë të Kosovës të cilët kanë vendosur të jetojnë në Kosovë”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, ka paralajëmruar vizitën në Kosovë në prag të Krishtlindjeve Ortodokse dhe pjesëmarrjen e tij në liturgjinë në një Kishë Ortodokse në Shtërpce, 60 kilometra në jug të Prishtinës.

Nikoliq ka paralajmëruar edhe takimin me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës.

Vendimi i qeverisë së Kosovës vie në kohën kur në Francë autoritetet e atjshme kanë ndaluar kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, në bazë të një flet arresti ndërkombëtar të autoriteteve të Serbisë.

XS
SM
MD
LG