Ndërlidhjet

Haradinaj: Për keqardhje respektimi i vendimeve të ish regjimit të Millosheviqit


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se është për keqardhje se si disa shtete, ende respektojnë vendimet e ish regjimit të Millosheviqit,

“Është për keqardhje se si disa shtete, ende respektojnë vendimet e ish regjimit të Millosheviqit, ndërsa plot shtete të tjera siç janë Gjermania, Austria e të tjerë, tashmë janë ndarë përfundimisht prej atij regjimi dhe nuk i zbatojnë “poternicat” e tyre”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se rrugën e shtetit të Kosovës, nuk do të mund ta ndalë askush.

"Nuk i kemi rënë në qafë askujt dhe nuk do të lejojmë të na bjerë në qafë askush”, ka thënë Haradinaj.

XS
SM
MD
LG