Ndërlidhjet

Hoxhaj: Kishim presione të mëdha, por ia ndaluam vizitën Nikoliqit


Enver Hoxhaj
Enver Hoxhaj

Autoritetet e Kosovës i janë nënshtruar një presioni të madh ndërkombëtar pas vendimit për të mos i dhënë leje presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, që të vizitoj Kosovën për Krishtlindjet Ortodokse.

Këtë e ka konfirmuar ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë një konference për gazetarë. Ai tha se vendimi për të mos i lejuar vizitën Nikoliqit, ishte vendim i Prishtinës zyrtare.

“Është përtej imagjinatës tuaj presioni ndërkombëtar që ka qenë mbi mua, por vendimi ka qenë sovran”, ka deklaruar Hoxhaj.

Moslejimi i kësaj vizite, shihet si kundërpërgjigje e Qeverisë së Kosovës pas ndalimit të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Basel nga policia franceze mbi bazën e një fletë-arresti të lëshuar nga Serbia që në vitin 2004.

XS
SM
MD
LG