Ndërlidhjet

"Golden Globes": Fjalimi i Streep tërheqë tërë vëmendjen e ceremonisë


Meryl Streep u nderua me çmimin për vepër jetësore "Cecil B. DeMille" gjatë ndarjes së çmimeve "Golden Globes".
Meryl Streep u nderua me çmimin për vepër jetësore "Cecil B. DeMille" gjatë ndarjes së çmimeve "Golden Globes".

Filmi La La Land mbrëmë vonë në Los Angeles ka fituar shtatë “Golden Globes”, çmime këto që ndahen nga organizata e gazetarëve të huaj në Hollywood.

Ne mesin e tyre, filmi ka fituar në kategorinë e filmit më të mirë komedi, ndërsa Ryan Gosling dhe Emma Stone kanë fituar çmimet për aktorin dhe aktoren më të mirë.

“Moonlight” ka fituar si filmi më i mirë në zhanrin dramë.

Mirëpo ajo që tërhoqi më së shumti vëmendje ishte fjalimi i aktores veterane, Meryl Streep e cila u nderua me çmim për vepër jetësore.

Ajo e shfrytëzoi tërë fjalimin e saj për të kritikuar ashpër presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump duke u fokusuar në një incident gjatë fushatës parazgjedhore gjatë të cilit ai raportohet se e ka tallur një gazetar me aftësi të kufizuara.

“Kur të fuqishmit e shfrytëzojnë pozitën e tyre për të kërcënuar të tjerët, ne të gjithë humbasim””, ka thënë ndër të tjera Streep.

XS
SM
MD
LG