Ndërlidhjet

Sulme me bombë afër parlamentit afgan


Ilustrim
Ilustrim

Dy shpërthime e kanë tronditur zonën afër parlamentit në kryeqytetin afgan, Kabul. 

Zyrtarët afganë janë cituar duke thënë se së paku 20 njerëz janë vrarë në shpërthimet e 10 janarit, ndërsa 45 të tjerë janë lënduar. Zyrtarët kanë thënë se numri i viktimave mund të rritet. 

Talibanët menjëherë e kanë lëshuar një komunikatë duke e marrë përgjegjësinë. 

Së paku një nga shpërthimet ka qenë veturë bombë, ndërsa një zyrtar afgan është cituar të ketë thënë se shpërthimet duket se kanë qenë operacione të koordinuara. 

Sulmi i parë duket se ka pasur cak stafin e parlamentit. I dyti ka ndodhur derisa forcat e sigurisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Po sot, së paku 7 persona janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë lënduar nga shpërthimi vetvrasës i kryer në krahinën e Helmandit, në jug të Afganistanit. 

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG