Ndërlidhjet

Peskov: Sanksionet e reja amerikane, hap në degradim të raporteve


Dmitry Peskov
Dmitry Peskov

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se vendimi i Shteteve të Bashkuara për imponim të sanksioneve të reja individuale kundër tre rusëve, dhe propozimi i Senatit të Shteteve të Bashkuara për zgjerimin e sankisoneve kundër Rusisë, janë “hapa të mëtejshëm në degradimin e krijuar artificialisht të raporteve” ndërmjet dy vendeve.

Zoti Peskov, që është zëdhënës i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, u tha sot gazetarëve në Moskë, se kishte ndodhur “një degradim i paprecedent” i lidhjeve, Shtetet e Bashkuara – Rusia, gjatë mandatit të dytë të presidentit amerikan, Barack Obama, dhe se përkeqësimi nuk ishte në interes të asnjërit shtet.

Mbrëmë, Departamenti i thesarit i Shteteve të Bashkuara, ka imponuar sanksione kundër zyrtarit më të lartë të zbatimit të ligjit në Rusi, Aleksandr Bastrykin, dhe dy personave të dyshuar për helmimin për vdekje me material radioaktiv në Britani, të kritikut të Putinit, Aleksandar Litvinenko, në vitin 2006.

Të tre këta persona janë përfshirë në të ashtuquajturën lista Magnitsky, të cilëve u ndalohet udhëtimi në Shtetet e Bashkuara dhe u bllokohen pasuritë, për dyshime se janë të involvuar në shkelje të të drejtave të njeriut.

XS
SM
MD
LG