Ndërlidhjet

Sharapova kthehet në gara pas ndalesës 15 muajshe për doping


Maria Sharapova në turneun Wimbledon në qershor të vitit 2014
Maria Sharapova në turneun Wimbledon në qershor të vitit 2014

Ylli i tenisit, Maria Sharapova, tha mbrëmë vonë se ajo do të kthehet në garat e këtij sporti, duke marrë pjesë në një turne në Gjermani, që fillon më 26 prill të këtij viti.

Kështu, ajo për të parën herë merr pjesë në një turne, pasi ishte dënuar me 15 muaj moslojë për shkak të dopingut.

“Nuk mund të jem më e lumtur, pasi kthehem në njëren prej garave të mia favorite”, tha Sharapova, 29 vjeçare, e cila në këtë turne kishte fituar në periudhën 2012-2014.

Tenistja ruse, Maria Sharapova, për të parën herë merr pjesë në një garë zyrtare, prej se testet e saj për substancën meldonium dolën pozitive, në turneun e vitit të kaluar, Australian Open.

Fillimisht, Sharapova ishte dënuar me dy vjet moslojë, por pas ankesës, ky dënim ishte zvogëluar.

Ajo pat thënë se kishte përdorë meldonium për disa vite, për shkaqe shëndetësore, dhe nuk ishte e vëtëdijshme se ajo ishte substancë e ndaluar prej fillimit të vitit 2016.

XS
SM
MD
LG