Ndërlidhjet

Pakistan: Keqtrajtimi i vajzës 10 vjeçare - shndërrohet në skandal


Ilustrim
Ilustrim

Gjykata Supreme e Pakistanit ka kërkuar kujdestari për një vajzë 10 vjeçare, e cila është në qendër të abuzimit skandaloz, që e ka aktualizuar problemin e punës së fëmijëve.

Kjo gjykatë sot ka urdhëruar testin e ADN-së për konfirmimin e prindërve të vajzës. Askush i përfshirë në këtë rast nuk është identifikuar me emër.

Më herët këtë muaj, ky rast u bë i njohur kur në Internet janë postuar fotografitë e vajzës ku ajo shihej e lënduar dhe e djegur.

Ka dyshime se prindërit e saj e kishin shitur atë për para te një gjyqtar lokal me ndikim dhe gruaja e tij, për të punuar dhe qëndruar në këtë familje.

Babai i vajzës ka dëshmuar në gjykatë se ai ua kishte “falur” keqtrajtuesve të vajzës së saj në këmbim për kompenzim financiar.

Raportohet se vajza ka dhënë shpjegime konfliktuoze për lëndimet e saj, duke pretenduar herë-herë se gruaja e gjyqtarit e kishte rrahur dhe djegur atë në shporet dhe se ajo vetë ishte rrëzuar në shkallë dhe aksidentalisht i kishte djegur të dy duart.

Sipas organizatës Human Rights Watch, afro 13% e të gjthë fëmijëve në Pakistan, të moshës ndërmjet 10 e 14 vjeç, punojnë.

XS
SM
MD
LG