Ndërlidhjet

Spicer: Pas inaugurimit, Trump mund të bisedojë me telefon me Putinin 


Kombinim i fotografive të liderit rus, Vladimir Putin dhe presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump
Kombinim i fotografive të liderit rus, Vladimir Putin dhe presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump

Michael Flynn, këshilltari për sigurinë kombëtare i presidentit të ardhshëm amerikan, Donald Trump, muajin e kaluar ka biseduar në telefon me ambasadorin rus në SHBA, e raporton Reuters njoftimin e dhënë nga zëdhënësi i Trump, Sean Spicer.

Biseda është bërë me qëllim të planifikimit të një bisede telefonike në mes të presidentit të zgjedhur amerikan dhe liderin rus, Vladimir Putin.

Sipas këtij njoftimi, biseda telefonike planifikohet pas inaugurimit të Trumpit më 20 janar.

Biseda telefonike e cila është bërë më 28 dhjetor ka ndodhur pas shkëbimit të disa mesazheve telefonike në mes të Flynn dhe ambasadorit rus, për Krishtlindje.

XS
SM
MD
LG