Ndërlidhjet

WSJ: Trump i hapur për tërheqje të sanksioneve, nëse Rusia ndihmon


Donald Trump
Donald Trump

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, i ka thënë së përditshmes, Wall Street Journal, se do t’i mbajë sanksionet kundër Rusisë, por është i hapur për tërheqjen e tyre, nëse Rusia është e dobishme për Shtetet e Bashkuara.

Në intervistën e publikuar dje, zoti Trump, po ashtu, tha se nuk është i përkushtuar për politikën e “një Kine” lidhur me Tajvanin, që ishte respektuar për dekada, duke e rihapur një çështje madhore, që Pekini e ka konsideruar temë për të cilën nuk mund të zhvillohen negociata.

Sa u përketë Rusisë dhe Kinës, Donald Trump ka sugjeruar se ai do t’i shfrytëzoj politikat e mëparshme të Shteteve të Bashkuara, si leva për të përfituar koncesione në tregti, në luftën kundër terroristëve dhe çështjet e tjera nga këto dy vende më të mëdha rivale strategjike.

Derisa ai është shprehur se do t’i mbajë sanksionet kundër Rusisë, “së paku për një periudhë kohore”, Trump tha se kjo mund të ndryshoj.

“Nëse Rusia me të vërtetë na ndihmon neve, përse ndokush do të ketë sanksione, nëse dikush bënë më të vërtetë gjëra të mëdha”? ka shpjeguar zoti Trump.

XS
SM
MD
LG