Ndërlidhjet

Pezullohen kërkimet për aeroplanin e zhdukur të “Malaysia Airlines”


Fotografi gjatë kërkimeve për MH370
Fotografi gjatë kërkimeve për MH370

Kërkimet thellë në det për aeroplanin e zhdukur të “Malaysia Airlines” nga fluturimi MH370 janë pezulluar pas gati tre vjetësh, pa ndonjë rezultat.

Australia, Malajzia dhe Kina kanë njoftuar sot se vendimi është marrë pas kërkimeve pa rezultat në mbi 120 mijë kilometra katror të pjesës jugore të Oqeanit Indian.

Të tri vendet mbesin me shpresë se në të ardhmen informacione të reja do të çojnë drejt gjetjes së aeroplanit.

Aeroplani është zhdukur në marsin e vitit 2014 derisa fluturonte nga kryeqyteti i Malajzisë, Kuala Lumpur për në Pekin, ndërsa në bord ishin 239 pasagjerë dhe ekuipazhi.

Hetuesit deri më tash kanë thënë se i kanë vetëm tre copa të aeroplanit të zhdukur që janë gjetur në bregun perëndimor të Oqeanit Indian.

Një raport i Byrosë së Sigurisë së Transportit të Australisë në nëntor ka thënë se aeroplani me gjasë ka rënë me shpejtësi të madhe në oqean pasi e ka shfrytëzuar tërë karburantin.

XS
SM
MD
LG