Ndërlidhjet

Rasti i trenit serb: Lavrov thotë se po rriten tensionet në Ballkan


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Tensionet në Ballkan po rriten dhe Bashkimi Evropian duhet të ndihmojë në shtensionimin e situatës atje, tha ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Në konferencën vjetore për gazetarët në Moskë, Lavrov tha se tensionet po krijohen në masë të madhe nga “politikat e atyre që imponojnë të ashtuquajtura vlera pro-evropiane, në një mënyrë të modernizuar post-kristiane, te të gjithë popujt e Ballkanit”.

Komentet e Lavrovit vijnë tre ditë pasi Serbia ka nisur një tren, të blerë në Rusi dhe me sloganin “Kosova është Serbi” drejt veriut të Kosovës.

Beogradi ka zmbrapsur trenin në momentin e fundit, përpara se të hynte në Kosovë, duke thënë se forcat kosovare të sigurisë kanë planifikuar ta sulmojnë atë.

Prishtina ka akuzuar Beogradin për provokim.

“BE-ja duhet të shtensionojë situatën dhe të sigurojë se marrëveshjet midis Beogradit dhe Prishtinës respektohen”, tha Lavrov.

“Ato përcaktojnë në mënyrë të veçantë se liria e lëvizjes së njerëzve nuk kufizohet dhe se nuk duhet të ketë agjenci shqiptare të zbatimit të ligjt në veri të Kosovës, ku jetojnë serbët”, tha Lavrov.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG