Ndërlidhjet

Ambasada amerikane u jep mbështetje autoriteteve të Kosovës për ndalimin e trenit


Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes Ambasadës në Prishtinë u kanë dhënë mbështetje autoriteteve të Kosovës në marrjen e vendimit për ndalimin e hyrjes së trenit nga Serbia për në territorin e Kosovës.

“Kosova është shtet sovran dhe i pavarur dhe ne e respektojmë të drejtën e Kosovës që të menaxhojë se kush dhe çka kalon kufijtë e saj”, thuhet në qëndrimin e publikuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

“Na vjen mirë që nuk kishte konfrontime në kufi, por nga rritja e nacionalizmit nuk përfiton askush”, thuhet më tutje.

“SHBA-të përkrahin fuqishëm dialogun e moderuar nga Bashkimi Evropian si mënyrën më të mirë për të ecur përpara në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, dhe u bëjmë thirrje gjitha palëve që t’i shmangen retorikës së rrezikshme dhe të vazhdojnë të punojnë për normalizimin e marrëdhënieve dhe përmirësimin e jetëve të qytetarëve të të dyja shteteve”, vijon qëndrimi i Ambasadës Amerikane.

“Sot festojmë ditëlindjen e Dr. Martin Luther King Jr., i cili tha se “gjithmonë është koha e duhur për të bërë atë që është e drejtë. Tash është koha e duhur për të punuar për bashkëpunim dhe kundër konfrontimit”, thuhet në fund të deklarimit të Ambasadës amerikane në Prishtinë.

XS
SM
MD
LG