Ndërlidhjet

Obama dërgon në Senat Traktatin për ekstradim ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, i ka dërguar për ratifikim Senatit amerikan Traktatin e Ekstradimit ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës, të nënshkruar në Prishtinë në mars të vitit 2016, thuhet në një kumtesë të publikuar nga Shtëpia e Bardhë.

Në kërkesën dërguar Senatit thuhet se Traktati do të zëvendësojë “Traktatin ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Serbisë për ekstradimin reciprok të të ikurve nga drejtësia, të nënshkruar më 25 tetor 1901” dhe që tani i referohet Republikës së Kosovës si shtet pasues i ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.

Traktati i ri thuhet se do ‘zëvendësojë një listë të vjetruar të veprave të ekstradueshme me një qasje më moderne ndaj "krimit të dyfishtë", që do të mundësonte ekstradimin për vepra të tilla si pastrimi i parave, krimeve kibernetike dhe vepra të tjera të reja që nuk shfaqen në listën e Traktatit të vitit 1901”

Traktati, gjithashtu, parasheh “se ekstradimi nuk duhet të refuzohet në bazë të shtetësisë së personit që kërkohet dhe përmban një klauzolë të modernizuar për "vepër politike"”, thuhet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë.

XS
SM
MD
LG