Ndërlidhjet

Pentagoni: Sulmet ajrore i kanë shkatërruar dy kampe të IS-it


Bombarduesi amerikan i tipit B-2
Bombarduesi amerikan i tipit B-2

Pentagoni thotë se nga sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara janë shkatërruar dy kampe terroriste në Libi, që operohen nga grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS).

Zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook, tha sot se në shënjestër të sulmeve të ndërmarra gjatë natës ishin militantët e Shtetit Islamik, që ishin larguar nga baza e tyre Sirte në vitin 2016, kur ky qytet ishte çliruar nga forcat e Libisë, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara.

Peter Cook tha se militantët kishin ngritur kampe në shkretëtirë, afro 45 kilometra në jugperëndim të Sirtes, me qëllim që të organizoheshin atje dhe se ata “paraqisnin krcënim të sigurisë për Libinë, rajonin dhe interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara”.

Sulmet ajrore ishin autorizuar nga presidenti, Barack Obama, dhe ishin kryer në koordinim “me Qeverinë e marrëveshjes kombëtare të Libisë”.

Zëdhënësi Cook theksoi se vlerësimet e para të Pentagonit janë se sulmet ishin të suksesshme, por më tepër vlerësime të detajizuara do të bëhen publike gjatë ditës.

Agjencia AFP e ka cituar jë zyrtar të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara që ka thënë se një duzinë e luftëtarëve të IS-it mendohet se janë vrarë nga bombarduesit e tipit B-2 dhe aeroplanët pa ekuipazh.

XS
SM
MD
LG