Ndërlidhjet

Arrestohen për keqpërdorim zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë


Ilustrim- Pallati i Drejtësisë, Prishtinë
Ilustrim- Pallati i Drejtësisë, Prishtinë

Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Themelore të Gjilanit, ka arrestuar katër persona, tre nga të cilet, siç njoftohet, zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë.

Arrestimi, thuhet në njoftim, është bërë me dyshimin "se kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar".

Po ashtu, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar edhe një pronar të Kompanisë “Calabrija” në Gjilan, për shkak të dyshimit "se ka kryer veprën penale mashtrimi me subvencione".

Në njoftim thuhet se shuma e keqpërdorimit është mbi dyqind mijë euro.

XS
SM
MD
LG