Ndërlidhjet

SHBA: U lirua shtetasi i Rusisë që mbahej në Guantanamo


Pamje nga burgu ushtarak amerikan Guantanamo Bay në Kubë
Pamje nga burgu ushtarak amerikan Guantanamo Bay në Kubë

Autoritetet e Shteteve të Bashkuara thonë se një shtetas i mbetur i Rusisë, që mbahej në burgun ushtarak në Guantanamo Bay në Kubë, është liruar.

Departamenti amerikan i mbrojtjes ka njoftuar mbrëmë se i burgosuri, ish-baletani i Armatës së Kuqe, Ravil Mingazov, është tranferuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, së bashku me dy të burgosur të tjerë të Guantanamos.

Në këtë burg ushtarak amerikan, që gjendet në Kubë, janë mbajtur gjithsej nëntë shtetas të Rusisë.

Mingazov, 49 vjeçar, ishte zënë në Pakistan dhe i ka kaluar 14 vjet në burg.

Autoritetet e Shteteve të Bashkuara e kishin akuzuar atë se kishte luftuar për talibanët kundër NATO-s në Afganistan.

Mingazov, i cili e ka hedhur poshtë çfarëdo përfshirje në terrorizëm, kurrë nuk është akuzuar formalisht për ndonjë krim, prandaj një bord për ankesa në Shtetet e Bashkuara, në muajin korrik të vitit të kaluar, ka vendosur që ai të lirohet.

XS
SM
MD
LG