Ndërlidhjet

Donald Trump jep betimin, bëhet presidenti i 45-të i SHBA-së

Shtatëdhjetë vjeçari Donald J. Trump, dha betimin për president të 45-të të SHBA-ve.

Në fjalimin e tij gjatë inaugurimit ai u betua se Amerika "nuk do të imponojë mënyrën e jetesës ndaj askujt, por do të jetë mundësi e ndriqimit të jetrave të të tjerëve". Ai po ashtu theksoi se tash do të qeveriset me një vizion të ri - Amerika prioritet.

Trump premtoi: Ne do të fuqizojmë bashkëpunimet e vjetra dhe do të formojmë të reja - do të bashkojmë botën e civilizuar kundër terrorizmit islamik, do ta zhdukim nga faqja e dheut".

Zëvendëspresidenti Mike Pence, po ashtu u betua gjatë ceremonisë.

Ceremonia vazhdon me drekë dhe pastaj paradë drejt Shtëpisë së Bardhë.

Siguria mbetet e lartë. Protestuesit kanë thyer dritare dhe kanë qenë mjaft të dhunshëm gjatë inaugurimit.

Presidenti Barack Obama, do të vazhdojë jetën e re larg shtëpisë së bardhë.

23:04 20.1.2017

Këtu e përfundojmë mbulimin e drejtpërdrejtë të inaugurimit të presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Faleminderit që na ndoqët!

22:46 20.1.2017

Familja Trump ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa parada përuruese është drejt fundit.

22:20 20.1.2017

Liderët botërorë shpresojnë në bashkëpinim me administratën Trump

Udhëheqës botërorë kanë uruar presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pas inaugurimit të tij më 20 janar.

Ata kanë shprehur dëshirën për të punuar me administratën e tij, ndërsa disa liderë perëndimorë kanë bërë thirrje për vazhdim të bashkëpunimit në çështjet e sigurisë.

Kryeministrja britanike, Theresa May, duke folur për gazetën Financial Times, tha se mendon se Trump "e njeh rëndësinë e NATO-s", pavarësisht kritikave për aleancën ushtarake perëndimore.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, uroi Trumpin dhe tha se "fuqia e NATO-s është sa e mirë për Shtetet e Bashkuara, aq edhe për Evropën".

Kryeministri rus, Dmitry Medvedev, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, shprehën optimizëm për marrëdhëniet me administratën Trump, duke thënë se Rusia është e gatshme të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve me Uashingtonin.

Papa Françesku tha se Trump duhet t'i shfrytëzojë vlerat etike si udhëzuese.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, dhe presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, me postime në Twitter, kanë uruar Trumpin dhe kanë shfaqur shpresën për bashkëpunim me administratën e tij.

21:24 20.1.2017

Trump: Kam shumë respekt për Bill e Hillary Clinton

Presidenti amerikan, Donald Trump ka falënderuar ish-presidenti Bill Clinton dhe ish-sekretaren Hillary Clinton të cilët morën pjesë në ceremoninë e inaugurimit.

“Nuk dua të them më shumë, sepse kam shumë respekt për këta dy njerëz, andaj ju falënderoj që ishit sot këtu”, ka thënë Trump.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG