Ndërlidhjet

Pakistan: Numri i viktimave nga sulmi i djeshëm shkon në 24 të vrarë 


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët në Pakistan thonë se numri i viktimave nga sulmi me bombë më 21 janar ka shkuar në 24 të vdekur, pasi tre nga të lënduarit kanë ndrruar jetë mbrëmë.

Naseerullah Khan, zyrtar rajonal në qarkun Kurram ku ka ndodhur sulmi, një zonë fisnore e populluar kryesisht me shiit, iu ka thënë gazetarëve se numri i të lënduarve është 90 veta.

Shpërthimi është shkaktuar nga një mjet i improvizuar shpërthyes i vendosur në një kuti perimesh.

Fraksioni, “Hakimullah Mehsud” i talibanëve të Pakistanit e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Sulmi është kryer që “t’iu jepet mësim shiitëve për përkrahjen e tyre për presidentin sirian, Bashar al Assad”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i grupit AFP-së.

XS
SM
MD
LG