Ndërlidhjet

Trump me urdhër ekzekutiv për tërheqje nga një marrëveshje e tregtisë


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka përmbushur një premtim të fushatës duke nënshkruar urdhrin ekzekutiv për tërheqje nga Partneriteti Trans-Paqësor.

Marrëveshja e tregtisë, një pikë kyçe e politikës së ish-presidentit Barack Obama ndaj Azisë, është nënshkruar nga 12 vende.

"Kjo që sapo bëmë është një gjë e madhe për punëtorin amerikan", tha Trump.

Ai gjithashtu shkurtoi fondet për grupet ndërkombëtare që ofrojnë aborte dhe ngriu punësimin e disa punëtorëve federalë.

Partneriteti Trans-Paqësor është një marrëveshje e tregtisë që mbulon 40 përqind të ekonomisë botërore. Ajo është negociuar në vitin 2015 nga vende si SHBA, Japonia, Malajzia, Australia, Zelanda e Re, Kanadaja dhe Meksika.

Gjatë fushatës presidenciale, Trump ka thënë se kjo marrëveshje është një "katastrofë e mundshme" për SHBA-në dhe se dëmton prodhimin amerikan.

XS
SM
MD
LG