Ndërlidhjet

Francë: Shqetësim për masat kundër migrimit të Donald Trumpit


Jean-Marc Ayrault
Jean-Marc Ayrault

Franca ka shprehur shqetësim lidhur me vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për ta suspenduar imigrimin nga disa vende me popullatë shumicë myslimane.

“Kjo vetëm mund të na brengosë neve”, tha sot ministri i jashtëm i Francës Jean-Marc Ayraul.

“Mirëpritja e refugjatëve të cilët largohen nga lufta dhe shtypja është pjesë e detyrës sonë”, tha ministri francez në Paris, gjatë një konference të përbashkët për gazetarë me zyrtarin e lartë gjerman, Sigmar Gabriel.

Mbrëmë, zoti Trump i ka nënshkruar disa urdhëra ekzekutivë, me të cilët refugjatëve nga Siria u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara dhe suspendohen vizitat e shtetasve nga 7 vende me popullatë shumicë myslimane.

XS
SM
MD
LG