Ndërlidhjet

BE kërkon më shumë bashkëpunim me SHBA-në për reformat në Ukrainë


Ilustrim
Ilustrim

Tetë shtete anëtare të Bashkimit Evropian kanë bërë thirrje për më shumë bashkëpunim midis Shteteve të Bashkuara dhe BE-së, për t'i çuar përpara reformat në Ukrainë.

Sipas një dokumenti që ka parë Radio Evropa e Lirë, "Ukraina ka potencial për t'u bërë rast pozitiv për rajonin", porse "do të duhet angazhim afatgjatë politik dhe mbështetje ndërkombëtare".

Plani vjen në kohën e shqetësimeve në rritje në Evropë se administrata e presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump, do të rrisë bashkëpunimin me Rusinë, duke reduktuar mbështetjen për Ukrainën dhe duke lënë BE-në me më pak ndikim.

Dokumenti, i cili do të diskutohet nga ministrat e Jashtëm të BE-së më 6 shkurt, është hartuar nga Britania, Danimarka, Estonia, Finlanda, Letonia, Lituania, Polonia dhe Suedia.

Në dokument thuhet se "BE-ja dhe SHBA-ja kanë interes të përbashkët për mbështetjen e reformave të Ukrainës".

Qeveritë perëndimore dhe analistët thonë se reformat gjithpërfshirëse në Ukrainë do të zvogëlojnë ndikimin e Rusisë, e cila ka aneksuar Gadishullin e Krimesë në vitin 2014 dhe mbështet konfliktin separatist në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG