Ndërlidhjet

Trump e mbron Putinin, thotë SHBA ka “vrasës” gjithashtu


Kombinim fotografish të presidentit rus, Vladimir Putin dhe liderit amerikan, Donald Trump
Kombinim fotografish të presidentit rus, Vladimir Putin dhe liderit amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka hedhur poshtë përshkrimin e presidentit rus, Vladimir Putin si “vrasës”, duke thënë se Shtetet e Bashkuara kanë “shumë vrasës”, gjithashtu.

Intervista e plotë do të transmetohet nga televizioni Fox më 5 shkurt, pak para ndeshjes së kampionatit të futbollit amerikan e njohur si “Super Bowl”, ndërsa disa pjesë të saj janë transmetuar mbrëmë.

Në një nga pjesët e transmetuara, intervistuesi Bill O’Reilly e pyet Trumpin nëse ai e respekton Putinin?

“Unë e respektoj atë”, ka thënë ai dhe ka shtuar, “por, unë respektoj shumë njerëz. Kjo nuk do të thotë se do ia kalojë mirë me të”.

“Unë them që është më mirë t’ia kalojmë mirë me Rusinë, dhe nëse Rusia na ndihmon në luftën kundër (militantëve të Shtetit Islamik), që është një luftë e madhe, dhe terrorizmin islamik në tërë botën…kjo është një gjë e mirë”, ka thënë Trump gjatë intervistës.

O’Reilly më pas insiston, “po ai është vrasës, megjithatë. Putin është vrasës”.

“Ka shumë vrasës. Ne kemi shumë vrasës”, reagon Trump dhe shton “Çfarë mendon ti? Vendi ynë është shumë i pafajshëm?”

XS
SM
MD
LG