Ndërlidhjet

Deputetët britanikë miratuan Ligjin e Brexit-it


Ilustrim (©Shutterstock)
Ilustrim (©Shutterstock)

Deputetët britanikë kanë votuar të mërkurën mbrëma Ligjin e Brexit-it, që do të thotë se i lejojnë qeverisë të nisë procedurat për largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian.

Në favor të ligjit kanë votuar 494 deputetë, ndërsa kundër kanë qenë 122.

Masa tani kalon në Dhomën e Lordëve.

Kryeministrja Theresa May synon të nisë bisedimet formale për Brexit në fund të marsit.

Ajo do ta bëjë një gjë të tillë duke u thirrur në Nenin 50 të Traktatit të Lisbonës, por paraprakisht i duhet leja e Parlamentit.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG