Ndërlidhjet

Kislyak: S’kemi dallim substancial me SHBA për marrëveshjen bërthamore me Iranin 


Sergei Kislyak, ambasadori rus në SHBA
Sergei Kislyak, ambasadori rus në SHBA

Rusia nuk sheh dallim substancial me Shtetet e Bashkuara rreth marrëveshjes bërthamore me Iranin, ka thënë ambasadori rus në Uashington, Sergei Kislyak, në prononcim për agjencinë ruse të lajmeve, RIA.

Kislyak ka thënë edhe se Moska ka qëllim që të zhvillojë dialog me Uashingtonin rreth kësaj marrëveshjeje, dhe se dallimet që ekzistojnë nuk janë përmbajtësore.

Diplomati rus gjithashtu ka thënë se qëndrimi i administratës së re amerikane drejt situatës në Ukrainë është “më i matur” se sa ai i qeverisë së mëparshme amerikane.

Megjithatë, Kislyak i ka thënë RIA-së se administrata e Trumpit ende nuk e ka formuluar qasjen e saj ndaj Ukrainës.

Kislyak gjithashtu është cituar duke thënë se Moska do të kërkojë rikthimin në përdorim të qendrave rekreative që më parë janë përdorur nga diplomatët rusë në SHBA.

Administrata e ish presidentit Barack Obama, i ka mbyllur ato në muajin dhjetor.

XS
SM
MD
LG