Ndërlidhjet

Policia franceze parandalon një sulm terrorist


Paris, Francë
Paris, Francë

Një sulm terrorist në tokën franceze është parandaluar me arrestimin e katër personave të dyshuar në qytetin Montepellier, tha ministri i Brendshëm i Francës, Bruno Le Roux.

Tre burra dhe një vajzë 16 vjeçe janë gjetur me materiale për bërjen e bombave gjatë bastisjes së policisë në një aparatment.

Policia antiterroriste tha se ka gjetur eksplozivë të bërë në shtëpi, të ngjashëm me ata që janë përdorur në sulmet terroriste në Paris, në nëntor të vitit 2015.

Raportohet se vajza ka bërë deklarata xhihadiste online.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG