Ndërlidhjet

SHBA: Federata e Tenisit kërkoi falje për ekzekutimin e himnit nazist


Asociacioni i Tenisit i Shteteve të Bashkuara ka kërkuar falje për ekzekutimin e një verzioni tejet të vjetër të himnit kombëtar të Gjermanisë, që ishte nga periudha e regjimit nazist, para një ndeshjeje në kuadër të garave Fed Cup.

Para takimit të së shtunës në Havaji, ndërmjet tenistes amerikane, Alison Riske, dhe asaj gjermane, Andrea Petkovic, organizatorët e ekzekutuan verzionin e himnit gjerman, në të cilin ishin edhe vargjet “Gjermania, Gjermania, para se gjithash në botë”.

Këto vargje ishin identifikuar si të afërta me Gjermaninë naziste të Adolf Hitlerit.

Tenistja Petkovic, e lindur në Bosnjë Hercegovinë, u tha gazetarëve pas takimit se kishte menduar për ta bojkotuar duelin.

Asociacioni i Tenisit i Shteteve të Bashkuara më vonë ka kërkuar falje.

“Në asnjë mënyrë nuk kemi pasur për qëllim të shfaqim mosrespektim”, thuhet në deklaratën e këtij asociacioni dhe shtohet se “ky gabim më nuk do të ndodhë dhe himni i vërtetë do të ekzekutohet” në duelet e tjera.

XS
SM
MD
LG