Ndërlidhjet

Mattis: Nuk jemi në Irak për ta konfiskuar naftën


James Mattis së bashku me gjeneralin amerikan Stephen Townsend me të arritur në Bagdad të Irakut
James Mattis së bashku me gjeneralin amerikan Stephen Townsend me të arritur në Bagdad të Irakut

Ushtria e Shteteve të Bashkuara “nuk është në Irak për ta konfiskuar naftën e askujt”, u tha mbrëmë liderëve irakianë në Bagdad, sekretari amerikan i mbrojtjes, James Mattis, duke e distancuar vetëveten nga komentet e presidentit amerikan, Donald Trump.

Zoti Mattis është zyrtari më i lartë i presidencës amerikane të Donald Trumpit, që e viziton Irakun, prej se zoti Trump i zemëroi irakianët duke imponuar ndalesë të përkohshme të udhëtimit në Shtetet e Bashkuara dhe për sugjerimet e tij se Amerika është dashur ta konfiskonte naftën e Irakut, pas përmbysjes së së Saddam Husseinit, në vitin 2003.

Gjatë një takimi të mbajtur muajin e kaluar me personelin e agjencisë CIA, zoti Trump tha se “ne është dashur ta mbajmë nafëtn, por në rregull, ndoshta ju do të keni një rast tjetër”.

Zoti Mattis, nga ana tjetër, e ka përjashtuar një qëllim të tillë të afro 6 mijë ushtarëve amerikanë në Irak.

“Ne nuk jemi në Irak për ta konfiskuar naftën e askujt”, tha Mattis.

XS
SM
MD
LG