Ndërlidhjet

Francë: Policia merr në pyetje truprojen dhe shefin e stafit të Le Pen


Liderja e Frontit Kombëtar të Francës, Marine Le Pen në Parlamentin Evropian
Liderja e Frontit Kombëtar të Francës, Marine Le Pen në Parlamentin Evropian

Policia gjyqësore në Francë e ka marrë në pyetje truprojen dhe shefin e stafit të kandidates të së djathtës ekstreme për president, Marine Le Pen në kuadër të hetimit për pagesa të paligjshme përmes financave të Bashkimit Evropian.

Lajmi i raportuar nga Reuters mbështetet në deklaratën e avokatit të Le Penit.

Akuza që rëndon mbi ekipin e Le Pen është se ajo ka shfrytëzuar ilegalisht fondet e BE-së për të paguar asistentët e saj parlamentar.

Marcel Ceccaldi i ka thënë Reuters se afera është një “manipulim” që ka qëllim destabilizimin e fushatës zgjedhore të Frontit Kombëtar, subjetktit që e drejton Le Pen.

Ajo më parë e ka hedhur poshtë akuzën kundër saj.

XS
SM
MD
LG