Ndërlidhjet

Një ligjvënës ukrainas raportohet se është rrëmbyer


Oleksiy Honcharenko, foto arkiv
Oleksiy Honcharenko, foto arkiv

Një ligjvënës nga blloku politik që përkrah presidentin ukrainas Petro Poroshenko, është zhdukur dhe besohet se është rrëmbyer, kanë thënë zyrtarët.

Zëdhënësja e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Larysa Sarhan, ka thënë se Oleksiy Honcharenko është rrëmbyer nga persona të panjohur më 23 shkurt në qytetin Odesa.

“Të gjitha burimet janë mobilizuar për të gjetur Honcharenkon”, ka thënë Sarhan, duke konfirmuar kështu raportimet e medieve për rrëmbimin e ligjvënësit ukrainas.

Honcharenko është zëvendës kryetar i Parlamentit dhe njherësh bën pjesë në Bllokun Poroshenko. Lideri i këtij blloku, Ihor Hryniv ka thënë në parlament se Honcharenko është “rrëmbyer nga persona të panjohur në Odesa në pikë të ditës”.

Honcharenko, 36-vjeçar herën e fundit është parë në Kiev më 22 shkurt, para se të nisej për në qytetin port të Odesas.

XS
SM
MD
LG