Ndërlidhjet

Siri: Sulm vetëvrasës kundër kryengritësve


Pamje e pjesëtarëve të grupit të armatosur opozitar që mbështetet nga Turqia në qytetin sirian Al-Bab
Pamje e pjesëtarëve të grupit të armatosur opozitar që mbështetet nga Turqia në qytetin sirian Al-Bab

Observatori sirian për të drejtat e njeriut thotë se një sulmues vetëvrasës sot i ka vrarë 29 pjesëtarë të një grupi të milicisë opozitare afër qytetit Al-Bab në Siri.

Ky oservator me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri, tha se sulmi vetëvrasës është kryer me një makinë në pjesën verilindore të këtij qyteti, duke i vrarë luftëtarët e grupit, i cili mbështetet nga Turqia.

Ky grup dje kishte shpallur se e ka marrë kontrollin nga grupi terrorist, Shteti Islamik, në qytetin Al-Bab.

Al-Bab ishte bazë e fuqishme e Shtetit Islamik dhe gjendet 30 kilometra nga kufiri me Turqinë.

Ofensiva për ta marrë këtë qytet pat filluar në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Turqia e filloi një operacion në muajin gusht të vitit të kaluar për t’i larguar militantët e Shtetit Islamik nga kufiri i saj me Sirinë.

Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu, tha se afro 1,900 kilometra katrorë të territorit të Sirisë përgjatë kufirit, janë çliruar nga kontrolli i Shtetit Islamik, prej fillimit të operacionit.

XS
SM
MD
LG