Ndërlidhjet

Ahmeti: Një nga opsionet, mbetja në opozitë!


Ali Ahmeti, lider i BDI-së
Ali Ahmeti, lider i BDI-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti tha se BDI-ja mund të mbetet në opozitë dhe kjo është një nga opsionet e debatit në mbledhjen e kryesisë qendrore që do të mbahet, të premten, në Tetovë.

“BDI-ja të mbetet në opozitë”, u përgjigj Ahmeti i pyetur lidhur me pozicionin e partisë së tij në negociatat për formimin e qeverisë së re.

Mbledhja e sotme e BDI-së vjen pas përfundimit të negociatave me LSDM-së, e Zoran Zaevit lidhur me draft-ligjin e gjuhës shqipe.

Ahmeti dhe Zaev të mërkurën në mbrëmje thanë se kanë zgjidhur të gjitha çështjet për formën e avancimit të përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe.

Kreu i LSDM-së tha të enjten se BDI-ja do t’i japë nënshkrimet për marrjen e mandatit për formimin e qeverisë së re e cila sipas tij do të formohet brenda 15 ditëve.

Njoftimet për arritjen e marrëveshjes për gjuhën shqipe kanë nxitur reagime të shumta, në veçanti nga VMRO DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit e cila ka paralajmëruar kundërshtimin e një zgjidhjeje të tillë me të gjitha format e mundshme.

Draft-ligji për gjuhët parasheh përdorim të gjerë të shqipes në Kuvend, qeveri, pushtetit gjyqësor, jurisprudencë, në dokumentet personale, organet e sigurisë, përfshirë edhe komunat ku nuk ka popullatë shqiptare, por në rastet kur shqiptarët u drejtohen atyre për marrjen e shërbimeve personale. (REL)

XS
SM
MD
LG