Ndërlidhjet

SHBA: Diplomati Fried ka tërhequr vërejtjen për izolacionizëm dhe agresion rus


Daniel Fried
Daniel Fried

Diplomati amerikan, Daniel Fried, që ka shërbyer një kohë të gjatë, ka tërhequr vërejtjen kundër izolacionizmit dhe agresionit rus, gjatë fjalimit me rastin e pensionimit të tij.

Ambasadori Daniel Fried, tha mbrëmë vonë se përfitimet për liri dhe demokraci, që u arritën nga perëndimi pas “fitores së pabesueshme në Luftën e Ftohtë”, tash janë në rrezik për shkak të kombinimit të dobësimit të besimit dhe unitetit në perëndim dhe për shkak të agresionit rus.

“Institucionet e mëdha perëndimore, NATO-ja dhe BE-ja, u zhvilluan për t’i mbështetur 100 milionë evropianë të çliruar”, tha Daniel Fried, i cili ka shërbyer për afro 40 vjet në detyrën e ambasadorit në ish-Bashkimin Sovjetik dhe Poloni, para se të bëhej ndihmës sekretar shteti për Evropën.

“Kam mësuar që asnjëherë të mos nënçmohet mundësia e ndryshimit”, tha ai dhe shtoi se “asgjë nuk mund të merret si e garantuar dhe kjo e arritur e madhe tash është nën sulm nga Rusia”.

“I takon gjeneratës aktuale për tu mbrojtur dhe, kur përsëri të jetë koha, ta zgjeroj lirinë në Evropë”, tha zoti Fried.

Ai ka tërhequr vërejtjen, po ashtu, kundër asaj që Shtetet e Bashkuara të fokusohen përbrenda vetvetes, duke e lejuar dëshirën e Rusisë dhe Kinës për të dominuar në rajonet e tyre të botës.

“Sferat e ndikimit...do të nënkuptonin pranim të heshtur kur fuqitë e mëdha, duke filluar nga Rusia dhe Kina, i dominojnë fqinjët e tyre nëpërmjet forcës dhe frikës, derisa krijojnë perandorit të mbyllura ekonomike”, tha Daniel Fried.

XS
SM
MD
LG