Ndërlidhjet

Siri: Sulme vetëvrasëse kundër forcave qeveritare në Homs


Pamje e shkatërrimeve nga lufta në një lagje të qytetit Homs në Siri
Pamje e shkatërrimeve nga lufta në një lagje të qytetit Homs në Siri

Nga sulmet vetëvrasëse kundër forcave të qeverisë së Sirisë në qytetin perëndimor Homs, janë vrarë së paku 42 vetë, kanë thënë aktivistët e Observatorit sirian për të drejtat e njerit.

Ky observator me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri, ka njoftuar se sulmet vetëvrasëse janë kryer sot afër selisë së sigurisë shtetërore dhe inteligjencës ushtarake në Homs.

Në mesin e të vrarëve është edhe një oficer i lartë i inteligjencës.

Guvernatori i provincës Homs, Talal Barzani, tha se më tepër se 20 vetë janë vrarë.

Nuk është menjëherë e qartë nëse sulmuesit ishin nga radhët e organizatës ekstremiste, Shteti Islamik, ose grupet e tjera.

Kohëve të fundit, militantët e Shtetit Islamik kanë ndërmarrë sulme me bomba në Homs, që është qyteti i tretë më i madh në Siri, dhe në masë të madhe është nën kontroll të forcave qeveritare.

XS
SM
MD
LG