Ndërlidhjet

Afganistan: Janë vrarë 10 oficerë policorë


Pjesëtarë të policisë afgane
Pjesëtarë të policisë afgane

Zyrtarët afganë thonë se 10 oficerë të policisë janë vrarë gjatë një sulmi në provincën veriore, Zavzjan.

Mohammad Reza Ghaforri, zëdhënës i guvernatorit provincial, tha se sulmi kishte ndodhur dje dhe se policët kishin hasur në një pritë derisa ktheheshin nga një xhami.

Në mesin e të vrarëve është edhe një komandant i policës lokale, ka thënë zoti Ghaforri, dhe ka shtuar se është vrarë edhe bashkëshortja e tij derisa kishte nxituar për të arritur në vendin e sulmit.

Shefi i policisë provinciale, Rahmatullah Turkistani, tha se janë vrarë katër militantë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur, pasi policët janë përgjigjur ndaj sulmit.

Zëdhënësi Ghaffori për këtë sulm i ka fajësuar militantët e Shtetit Islamik, por përgjegjësinë për këtë sulm e kanë marrë talibanët.

Militantët e ndërlidhur me grupin ekstremist, Shteti Islamik, kanë qenë aktivë në pjesën lindore të Afganistanit, por aktualisht kanë filluar të operojnë edhe në pjesën veriore.

Nga ana tjetër, militantët talibanë shpeshherë i sulmojnë zyrtarët dhe forcat e sigurisë në gjithë Afganistanin.

XS
SM
MD
LG