Ndërlidhjet

SHBA: U arrestua për dy orë djali i legjendës së boksit, Muhammad Ali


Muhammad Ali Jr që ishte arrestuar për dy orë në aeroportin e Floridës
Muhammad Ali Jr që ishte arrestuar për dy orë në aeroportin e Floridës

Djali i legjendës së boksit, Muhammad Ali, është ndaluar për dy orë nga zyrtarët e imigracionit në aeroportin e Floridës, derisa ishte kthyer nga një udhëtim në Xhamajkë, kanë konfirmuar autoritetet e Shteteve të Bashkuara.

Avokati dhe miku i familjes Aliu, Chris Mancini, tha mbrëmë vonë se incidenti ka ndodhur në aeroportin e Flodirës më 7 shkurt.

Mancini tha se Muhammad Ali i Riu, 44 vjeçar, dhe nëna e tij, Khalilah Camacho Ali, ishin ndarë nga njëri-tjetri në pikën e kontrollit nga ana e imigracionit.

Nëna e tij, u tregoi oficerëve të imigracionit fotografinë e saj së bashku me atë të burrit të saj të ndjerë, Muhammad Ali, ish-kampion i njohur botëror në boks, dhe ishte lejuar të largohej.

Megjithqë Muhammad Ali i Riu është i lindur në Filadelfi dhe është shtetas amerikan, ai nuk kishte fotografi të tij dhe të babait të tij dhe ishte arrestuar nga oficerët e imigracionit, ka thënë Mancini.

Sipas Manicinit, Aliu ishte pyetur se si e kishte fituar emrin dhe a ishte mysliman. Aliu kishte konfirmuar fenë e tij myslimane gjatë dy orëve të arrestimit.

Gazeta Courier-Journal ka raportuar se zëdhënësi i autoritetit doganor dhe mbrojtjes kufitare, Daniel Heltage, ka konfirmuar arrestimin e Muhammad Ali të Riut, por i ka hedhur poshtë pretendimet se ai ishte ndaluar për shkak të religjionit të tij. Ai ka refuzuar të paraqes më tepër detaje, duke i cituar politikat që e mbrojnë privatësinë e udhëtarëve.

Por, nëpërmjet një emaili, ai i tha gazetës se agjencia nuk diskriminon në baza fetare, racore, etnike ose seksuale.

Kampioni botëror i boksit, Muhammad Ali, që nga ish-presidenti, George W. Bush, ishte nderuar me Medalje të Lirisë në vitin 2005, ka vdekur në qershor të vitit të kaluar, në moshën 74 vjeçare.

XS
SM
MD
LG